Arrestohen dy mitrovicas pasi u rrahën për parking – njëri e nxori edhe revolen

Arrestohen dy mitrovicas pasi u rrahën për parking – njëri e nxori edhe revolen

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi janë zënë mes vete për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me një parking.

Sipas policisë, njëri I dyshuar e ka kanosur tjetrin, kurse tjetri nga vetura e tij e kishte marrë një pistoletë por s’e ka përdorur.

“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me 21 fishek. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh./Periskopi/

Shpërndaje në: