Arian Tahiri e nis ditën në takim me Fatbardh Rexhën: Mitrovica është qytet i njerëzve të saj

Arian Tahiri e nis ditën në takim me Fatbardh Rexhën: Mitrovica është qytet i njerëzve të saj

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim miqësor me Dr. Fatbardh Rexhën, kirurg të njohur nga Mitrovica.

Tahiri ka theksuar rëndësinë e bisedave të sinqerta me profesionistë që çdo ditë kontribuojnë për qytetin, duke theksuar se Mitrovica është qytet i njerëzve të saj — i secilit që me përkushtim e bën përditë më të veçantë.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore e bashkëbisedimi për të ardhmen e qytetit dhe për mënyrat se si Mitrovica mund të zhvillohet përmes angazhimit të përbashkët të qytetarëve./Periskopi/

Shpërndaje në: