Gjini thirrje kundërshtarëve të tij: Kursehuni nga gjuha fyese, deri tani Gjakova shembull
Kryetari i komunës së Gjakovës dhe njëherit kandidat edhe për një mandat katër vjeçar, Ardian Gjini i ka bërë thirrje të gjithë kundërshtarëve të tij që të kurshen nga gjuha fyese, raporton Periskopi.
Ai ka thënë se fushatë mbaron dhe se secili duhet shikuar në sy pas 12 tetorit.
Thirrja e plotë:
Të dashur miq,
Kam një mesazh për të gjithë, si për mbështetësit e mi ashtu edhe për oponentët.
Kursehuni nga gjuha fyese dhe etiketimet ndaj njëri-tjetrit. Fushata dhe zgjedhjet përfundojnë shpejt, dhe prap duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy. Jemi vend i vogël.
Deri tash, Gjakova është shembull, ta ruajmë kështu!



