Shqipëria i përgjigjet Serbisë: S’mund ta rishkruani historinë – Sollët vrasje dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: S’mund ta rishkruani historinë – Sollët vrasje dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratës së lëshuar më 4 tetor 2025 nga Ministria e Jashtme e Serbisë, duke e konsideruar atë si një përpjekje për të rikthyer tensionet dhe narrativat e së kaluarës në një rajon që synon paqen dhe të ardhmen evropiane.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Reagimi i Shqipërisë hedh poshtë akuzat dhe pretendimet e Serbisë si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Shpërndaje në: