Vjosa Osmani pasi e mori çmimin flet pak për Kuvendin e pakryer: Po shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale
Presidentja Vjosa Osmani është rezervuar kur është pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstitutimin e Kuvendit.
Ajo tha se presin aktgjykimin.
“Është ende veç njoftim, momentin që publikohet aktgjykimi i plotë ju thërrasim prapë,” tha ajo.
Ajo shkurt foli edhe për krijimin e institucioneve, raporton eo, përcjell Periskopi.
“Jemi në komunikim me parti vazhdimisht, do të jemi edhe në të ardhmen. Po shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale”, tha ajo.



