Lëndoi njëvjeçaren në kopsht, edukatorja nga Lipjani dërgohet në mbajtje

Lëndoi njëvjeçaren në kopsht, edukatorja nga Lipjani dërgohet në mbajtje

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të Lipjanit.

Edukatorja, Behare Gashi është arrestuar ditën e sotme.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

”Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje.” deklaroi Ahmeti./Periskopi/

Shpërndaje në: