Tronditet këngëtarja turke, arrestohet pak orë para se të fejohej

Tronditet këngëtarja turke, arrestohet pak orë para se të fejohej

Në një operacion të gjerë kundër drogës të kryer nga ekipet e xhandarmërisë në Stamboll, u arrestuan shumë emra të famshëm.

Emra të njohur të skenës turke si İrem Derici, Hadise, Demet Evgar, Berrak Tüzünataç dhe Dilan Polat u vunë në pranga.

İrem Derici, e cila u mor në paraburgim si pjesë e operacionit, kishte njoftuar së fundmi se do të fejohej me të dashurin e saj, DJ Melih Kunukçu, më 8 tetor, përcjell Periskopi.

Në ditën kur kishte ceremoninë e fejesës, këngëtarja turke u dërgua në paraburgim. Ndaj tyre do të merren edhe mostra gjaku së bashku me deklaratat e tyre.

Shpërndaje në: