Kurti mandatin e tretë e synon me “taman”, del kundër idesë së Kusarit për Qeveri të përkohshme: Sapo të fillojë punën Kuvendi e zgjedhim qeverinë e re

Kurti mandatin e tretë e synon me “taman”, del kundër idesë së Kusarit për Qeveri të përkohshme: Sapo të fillojë punën Kuvendi e zgjedhim qeverinë e re

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas shmangies thuajse konstante për të folur për formimin e institucioneve pas muajsh vonesa që nga mbajtja e zgjedhjeve në shkurt, sot ka vendosur më në fund të përgjigjet ne pyetjet e gazetarëve.

Ai tha se do ta zgjedhin qeverinë e re “sapo të fillojë punën Kuvendi”.

“Ne jemi Qeveria në detyrë, porsa të fillojë punën Kuvendi, e zgjedhim qeverinë e re. Unë jam në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar, pra është më shumë sesa që është dashur, herën e parë ishte më pak sesa që është dashur, herën e tretë do të jetë tamam”, tha Kurti, raporton kosovapress.

Qëndrimin kundër i Kurtit për një qeveri të përkohshme bie ndesh me qëndrimin e partneres së tij të koalicionit, Mimoza Kusari-Lila.

Para disa ditësh, ajo kishte thënë se e sheh të nevojshme që para se të ketë dakordim për zgjedhje të reja, të formohet një qeveri e përkohshme përmes një marrëveshjeje politike me agjendë vetëm legjislative, në mënyrë që të miratohet buxheti për vitin 2026, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që ndërlidhen me fondet e BE-së për Kosovën, në kuadër të Planit të Rritjes.

Kusari-Lila kishte thënë se kjo nuk ka të bëjë me idenë e LDK-së për qeveri të tranzicionit, por të mbështetet vetëm një grup parlamentar për formimin e qeverisë së përkohshme për kryerjen e këtyre obligimeve./Periskopi/

Shpërndaje në: