LDK të premten mbyllë fushatën – Abdixhiku: Ejani ta mbështesim kryetarin Përparim Rama
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbajnë takimin përmbyllës për zgjedhjet e 12 tetorit në Prishtinë, raporton Periskopi.
LDK ka thënë se takimi do të mbahet në Prishtinë në orën 18:00 në AMC Hall.
“Ejani t’i japim mbështetje kryetarit tonë, Përparim Rama, dhe ekipit të LDK-së për Asamblenë, dhe ta përmbyllim këtë rrugëtim me fitoren e madhe më 12 tetor!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Ftoheni të merrni pjesë në mbylljen madhështore të fushatës së Prishtinës për Zgjedhjet Lokale 2025, që do të mbahet më 10 tetor (e premte), në orën 18:00, në AMC Hall.
Në këtë tubim, kryetari aktual dhe i ardhshëm i kryeqytetit, Përparim Rama, do të shpalosë programin dhe vizionin e tij për mandatin e ri, ndërsa do të prezantohen edhe kandidatët për Asamblenë Komunale të Prishtinës.
Tubimin e madhështon pjesëmarrja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku.
Ejani t’i japim mbështetje kryetarit tonë, Përparim Rama, dhe ekipit të LDK-së për Asamblenë, dhe ta përmbyllim këtë rrugëtim me fitoren e madhe më 12 tetor!
Mirupafshim të premten!



