Jona Hoxhaj, bashkëpunëtorja e Shaqir Totaj kërkon besimin si Asambleiste me numër 27
Jona Hoxhaj është një nga zërat e rinj që garon për Kuvendin e Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, me numrin 27.
Jona ka një formim të shkëlqyer akademik: pas studimeve në Tiranë ajo është në përfundim të doktoraturës në Administrim Biznesi, me fokus në digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe zhvillim të gjelbër të bizneseve.
Krahas shkollimit, Hoxhaj sjell një përvojë mbi 10-vjeçare në sektorin civil, privat dhe bë politikë. Përvoja politike e saj lidhet ngushtë me punën katërvjeçare në kabinetin e Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, ku ka shërbyer si Zëdhënëse dhe Zyrtare për Marrëdhënie me Jashtë.
Jona Hoxhaj është konsideruar si një prej zërave më premtues të gjeneratës së re të PDK-së, duke sjellë energji, profesionalizëm dhe vizion bashkëkohor në politikën lokale. Angazhimi i saj është vlerësuar edhe në fushatat zgjedhore, ku është dalluar për kreativitet, komunikim me qytetarët dhe besnikëri institucionale.
Në këtë rrugëtim, Jona Hoxhaj për katër vite ka qenë pjesë ekipit të Kryetarit Shaqir Totaj në kabinet, duke e cilësuar punën me të si një shkollë të madhe politike dhe profesionale. Për të, besimi i qytetarëve është nder e privilegj, por mbi të gjitha përgjegjësi, të cilën premton ta dëshmojë me punë të ndershme, integritet dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Prizrenit.
“Ky është qyteti im, vendi i gjyshërve e prindërve të mi dhe vendi ku dua të rritet im bir, Boikeni. Prandaj, dua të vazhdoj të punoj për Prizrenin, për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për të gjithë ne” – shprehet Jona.
Me përvojën politike, formimin akademik dhe energjinë e një brezi të ri, Jona Hoxhaj sjell një kombinim të veçantë të vizionit, profesionalizmit dhe përkushtimit për qytetin e saj./Periskopi/



