Protestë dhe ndalim i fëmijëve nga shkolla në Mramor, prindërit ankohen për mbylljen e papritur të institucionit

Protestë dhe ndalim i fëmijëve nga shkolla në Mramor, prindërit ankohen për mbylljen e papritur të institucionit

Prindërit e një shkolle fillore në Mramor, të lagjes Suteskë kanë bërë të ditur për klankosova.tv, se nesër do t’i ndalojnë fëmijët nga shkolla.

Të njëjtit kanë përcjell edhe disa ankesa, të cilat i kanë adresuar edhe në Drejtorinë e Arsimit në komunën e Prishtinës, por siç thonë ky dikaster ka refuzuar takimin me ta mbi arsyet se kanë agjendë të ngarkuar.

Ata ankohen se drejtoria ka mbyllur një shkollë për vijimin e mësimit të fëmijëve të kësaj lagje, pa miratimin e prindërve.

Për klankosova.tv ndër tjera, prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, kanë paralajmëruar për nesër nga ora 9.00 edhe protestë pranë shkollës së mbyllur./Periskopi/

Shpërndaje në: