Standardet valë-valë të Vetëvendosjes: Çekon se lanë në Klan Kosova, Faton Peci po
Për katër vite në pushtet sulmuan e akuzuan mediat në Kosovë, tek tani, në kohën e zjedhjeve lokale vendosën të kthehen në disa studio televizive, por selektimi nga ana e tyre, nuk është i qëndrueshëm.
Pse kjo?
Në një përballje televizive në Klan Kosova, mes kandidatëve për kryetar të Pristinës, ishte i ftuar edhe ai i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeko. Por ky i fundit nuk mori pjesë, ani pse vetë Çeko disa herë ka deklaruar se nuk i refuzon debatet me kundërkandidatët e tij.
Kjo nuk ndodhi pas një postimi të zëdhënësit të VV-së.
Arlind Manxhuka shkroi se VV-ja nuk merr pjesë në debatet e Klan Kosovës.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk merr pjesë në debatet e TV Klan Kosova.
Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen në TV Dukagjini, në 2 debate, në KTV, në Kanal 10 si dhe në Radiotelevizionin publik.
Çdo njoftim tjetër është spekulim”, shkroi ai në Facebook.
Kjo me sa duket nuk vlen edhe për kandidatin tjeter të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Pecin.
Faton Peci është i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova, i cili do të flas për kandidaturën e tij për të parin e Mitrovicës./Periskopi/

Hajrulla Çeku nuk del në debat të hënën, Manxhuka: VV nuk merr pjesë në Klan Kosova



