Kanoset një grua në Leposaviq për ta detyruar të votojë një subjekt politik
Në Leposaviq është raportuar një rast i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person dyshohet se e ka kanosur një grua me qëllim që ta detyrojë të votojë për një subjekt politik.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur viktimën femër kosovare, me qëllim të votimit të një subjekti politik. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Periskopi/



