Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Fatmir Shehollin të arrestuar për spiunazh

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Fatmir Shehollin të arrestuar për spiunazh

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit, të arrestuar për spiunazh, raporton Periskopi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Fatmir Sheholli.

Sheholli është arrestuar gjatë ditës së enjte nga një aksion i Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe AKI-së, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale spiunazh.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj F.SH., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh””, thuhet në kërkesën.

Shpërndaje në: