Netanyahu nominon për “Çmimin e Izraelit” Donald Trumpin

Netanyahu nominon për “Çmimin e Izraelit” Donald Trumpin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka nominuar presidentin amerikan, Donald Trump me çmimin më të lartë vendit. Sipas Netanyahut dëshiron që Trumpit ti jepet ky çmim si miku më i madh të Izraelit si dhe është nominimi i parë i një shtetasi jo izraelit.

“Dua që të marrësh Çmimin e Izraelit, çmimin tonë më të lartë për mikun tonë më të madh”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit gjatë fjalës së tij theksoi se Trump i qëndroi pranë Izraelit në momente të vështira ku sipas tij shumë e braktisën. Ai e falenderoi presidentin amerikan për ndihmën dhe arritjen e një marrëveshjeje ku u bë e mundur kthimi i pengjeve.

“Kur të tjerët ishin të dobët, ju ishit të fortë. Kur të tjerët ishin të frikësuar, ju ishit të guximshëm. Kur të tjerët na braktisën, ju qëndruat në krahun tonë. Në emër të qeverisë dhe popullit të Izraelit, ju falënderoj për miqësinë tuaj të jashtëzakonshme, ju falenderoj që na ndihmuat të sjellim pengjet tona në shtëpi, ju falënderoj që mbështetët marshimin e Izraelit drejt fitores dhe ju falenderoj që hapët një rrugë drejt paqes”, tha Netanyahu./Periskopi/

Shpërndaje në: