Gara e ngushtë në Mitrovicën e Jugut – Nis numërimi i votave për kandidatë të asamblesë komunale

Gara e ngushtë në Mitrovicën e Jugut – Nis numërimi i votave për kandidatë të asamblesë komunale

Në Qendrën e Numërimit  “OMNI Sport” ka nisur numërimi i votave për asamblistë në Mitrovicën e Jugut.

Kryetari i KKZ-së në Mitrovicë të Jugut, Bajram Hajdari, tha për KosovaPress, se të gjitha materialet kanë arritur me kohë dhe presin që procesi i numërimit të kalojë pa probleme.

Në garën për asamble komunale sipas rezultateve preliminare të KQZ-së prin PDK-ja me 40.43 për qind, pasuar nga VV me 22.67 për qind. Partia Guxo renditet e treta 12.89 për qind, LDK-ja e katërta 11.94 për qind, Aleanca Kosova e Re (AKR) 3.63 për qind, Forca e Diasporës 1.93, Nisma 1.77, AAK 1.58, Forca e Re Kombëtare 1.21, Alternativa 1.06 dhe KDPT me 0.88 për qind./KP/ Periskopi/

Shpërndaje në: