Mos e lini këtë pajisje të kyçur kur nuk e përdorni: ju rrit faturën e rrymës edhe kur nuk punon

Mos e lini këtë pajisje të kyçur kur nuk e përdorni: ju rrit faturën e rrymës edhe kur nuk punon

Disa pajisje harxhojnë rrymë edhe në “pushim”. Mikrovala është ndër më të rrezikshmet dhe ndalimi i saj mund të sjellë kursime të dukshme mujor

Në kohën kur çmimet e energjisë elektrike po rriten, çdo kilovat i kursyer ka rëndësi. Por ndërsa shumë njerëz përpiqen të shkurtojnë përdorimin e klimës, ngrohjes apo pajisjeve të mëdha, pak e dinë se disa aparate të vogla shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim.

Një nga pajisjet që e bën këtë më shpesh, dhe që ndodhet pothuajse në çdo kuzhinë, është mikrovala, një prej “hajdutëve” më të qetë të energjisë moderne.

Mikrovala – konsumuesi i padukshëm i rrymës

Sipas Cory Gilgan, pronar i kompanisë Oregon Generators, mikrovala është një nga pajisjet që shkakton dëme përmes asaj që quhet “konsum fantom”, pra, ajo harxhon rrymë edhe kur nuk është në përdorim.

“Shumica e familjeve as që e dinë se mikrovala shpenzon energji 24 orë në ditë, edhe kur nuk ngroh ushqimin”, shpjegon Gilgan./Periskopi/

Shpërndaje në: