Edi Rama e nis ditën me fitoren historike të Kosovës në Suedi (VIDEO)

Edi Rama e nis ditën me fitoren historike të Kosovës në Suedi (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës, mbrëmë e arriti një fitore historike në Goteburg kundër Suedisë me rezultat 0:1.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka nisur ditën pikërisht me pamje nga stadiumi “Strawberry Arena”, aty ku tifozët shpalosën një flamur gjigant “Kuq e zi”.

Rama iu gëzua fort fitores së “Dardanëve”.

“MIRËMËNGJES dhe me flamurin gjigand që i priu mbrëmë fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në: