Kapen 184 kg kokainë me vlerë 18 milionë euro në Gjermani, akuzohen dy shqiptarë
Një gjykatë në Oldenburg të Gjermanisë ka nisur të hënën gjykimin ndaj 6 personave, dy prej të cilëve shqiptarë, dy rumunë dhe dy kolumbianë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe hyrje të paligjshme në Gjermani, sipas Bild.
Sipas aktakuzës, grupi kishte planifikuar një operacion për të nxjerrë 184 kilogramë kokainë nga fundi i një anijeje braziliane, “Tiger South”, e cila u ankorua në portin e Brake në mars të këtij viti, transmeton euronews.al
Ata ishin takuar në shkurt në Spanjë dhe Portugali për të realizuar planin. Për të realizuar nxjerrjen e drogës nga një pjesë në trupin e anijes, të akuzuarit përdorën pajisje të sofistikuara zhytjeje të përdorura zakonisht nga ushtria dhe policia, përfshirë ‘rebreather’, skuter nënujorë dhe veshje të avancuara për zhytje.



