‘Flas prishtinaliken dhe prizrenaliken’ Brikena ironizon me kritikat në rrjet

‘Flas prishtinaliken dhe prizrenaliken’ Brikena ironizon me kritikat në rrjet

Pas valës së komenteve dhe kritikave që mori në rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, Miss Grand Kosovo, Brikena Selmani, ka zgjedhur t’u përgjigjet ndjekësve në mënyrën e saj karakteristike.

Në një video të publikuar së fundmi, këngëtarja ka ironizuar situatën duke thënë me humor:

“Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës! Edhe po du me ju thanë se më vjen keq, po unë nuk i di 4 gjuhë, por 6 — prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovarcen…”

Me këtë deklaratë Brikena ka dëshmuar se i ka marrë me sportivitet kritikat në rrjet, dhe kështu si duket vendosi t’u kthejë përgjigje atyre. /Periskopi/

Shpërndaje në: