Nënë e bijë në gjendje të rëndë, ndodhen në mjekim intensiv në Prizren

Nënë e bijë në gjendje të rëndë, ndodhen në mjekim intensiv në Prizren

Nënë e bijë, të cilat u therën me thikë në Prizren të mërkurën në mbrëmje, ndodhen në mjekim intensiv në Spitalin Rajonal të Prizrenit, tha sot Hekuran Veçgishti, shefi i Emergjencës së këtij spitali.

Sipas Veçgishtit, të dyja viktimat ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai tha se nënë e bijë të plagosura nga thika kanë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

“Po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Janë sjellë në emergjencë në orën 00:45, kanë pas plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme radiologjike. Në konsultim me kirurgun, janë pranuar në trajtim të mëtejmë. Për momentin pacientet janë në mjekim intenziv qendror”, tha ai për Indeksonline.

Nëna, e cila dyshohet se është therur me thikë, është hasur në rrugën ‘Rexhep Kabashi’ me lëndime të rënda trupore dhe gjakderdhje, tha sot Prokuroria e Prizrenit.

Vajza e mitur, e cila është gjetur nga patrulla policore brenda banesës së familjes në katin e fundit të ndërtesës, po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje, sipas Prokurorisë.

Prokuroria tha se të dyja janë dërguar mesnatën e të enjtes me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për të pranuar trajtim mjekësor.

Prizren: Burri ther me thikë bashkëshorten dhe vajzën, viktimat në gjendje të rëndë

Shpërndaje në: