Tri përballje zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll
Vazhdon java e 9-të në Albi Mall Superligë me tri ndeshje të rëndësishme që zhvillohen sot.
Përqendrimi kryesor është te përballja Drenica-Prishtina, ku kryeqytetasit synojnë të forcojnë pozitat në krye të tabelës. Në të njëjtën orë zhvillohen edhe ndeshjet Ballkani-Dukagjini dhe Llapi-Ferizaj.
Të tre përballjet fillojnë në ora 13:00 dhe pritet të sjellin shumë emocione për tifozët e futbollit kosovar./Periskopi/




