Motoristët që iu bashkuan organizimit ‘Liria ka Emër’ arrijnë në Hagë

Motoristët që iu bashkuan organizimit ‘Liria ka Emër’ arrijnë në Hagë

Grupi i motoristëve që i janë bashkuar organizimit të “Liria ka Emër”, tashmë kanë arritur në Hagë.

Ky veprim i tyre po bëhet nga ta në mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në paraburgim.

Në videot e siguruara nga Gazeta Express, shihet një grup i madh i pjesëmarrësve aty.

Po ashtu, në video dëgjohet edhe Nasim Haradinaj teksa merret me organizimin.

Përveç kësaj, këtij grupi i është bashkuar edhe Shqipe Selimi, gruaja e Rexhep Selimit./Periskopi/

 

Shpërndaje në: