Zelensky: Kam folur me Macron-in për të ushtruar presion ndaj Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha këtë të hënë se kishte folur me Presidentin Francez, Emmanuel Macron, në lidhje me ushtrimin e presionit ndaj Rusisë.
Për më tepër, ai theksoi se kishte rënë dakort se do ta takonte Macronin në ditët në vijim.
“Tani është momenti i duhur për ta çuar situatën drejt përfundimit të luftës dhe gjëja më e rëndësishme është të shfrytëzojmë plotësisht çdo mundësi dhe të ushtrojmë llojin e duhur të presionit ndaj Rusisë.Të bësh presion ndaj atij që e nisi luftën është çelësi i një zgjidhjeje. Unë dhe Emmanueli diskutuam të gjitha aspektet aktuale diplomatike dhe kontaktet tona të fundit me partnerët. Jam mirënjohës për mbështetjen “, është shprehur Macron./Periskopi/



