Skandali i UFC-së: Gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe pastaj ndryshoi mendje, tifozët bëjnë thirrje për shkarkim
Gjyqtari veteran i MMA-së, Dan Miragliotta, është kritikuar ashpër për performancën e tij në UFC Vancouver të shtunën në mbrëmje.
Miragliotta ishte personi i tretë në Tetëkëndësh gjatë ndeshjes midis Kyle Nelson dhe Matt Frevola, e cila përfundoi me fitoren e Nelson me vendim unanim (30-27, 29-28, 29-28) pas 15 minutash aksion, raporton Bloody Elbow.
Nelson duhet ta kishte ndaluar ndeshjen më shumë se 10 minuta më parë nëse nuk do të kishte qenë për një gabim të madh të gjyqtarit, transmeton Klankosova.tv
Gabimi i diskutueshëm i Dan Miragliotta-s
Afër fundit të raundit të parë, Kyle Nelson e dërgoi kundërshtarin e tij në një rrëzim të fortë. Pasi e ndoqi Matt Frevolën në tokë, Nelson lëshoi një seri grushtesh për të cilat Frevola nuk kishte përgjigje. Me vetëm tre sekonda të mbetura në raund, Dan Miragliotta ndërhyri dhe dukej sikur po e ndalte ndeshjen.
Megjithatë, lufta vazhdoi pasi gjyqtari pranoi se e kishte dëgjuar gabim sinjalin e fundit të raundit, duke e ngatërruar atë me një paralajmërim për 10 sekondat e fundit.
Tifozët kërkojnë shkarkimin
Tifozët e indinjuar të UFC-së mbushën rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë e tyre me gjyqtarin e vjetër. Reagimet ishin të ashpra dhe shumë prej tyre kërkuan shkarkimin e tij.
“Dan Miragliotta është komprometuar”.
“Nuk e them këtë lehtë, Dan Miragliotti-t nuk duhet t’i lejohet më kurrë të arbitrojë”.
“O Zot, Dan Miragliotta sapo bëri një nga gabimet më të mëdha në historinë e MMA-së”. /Periskopi/



