PDK apo VV, kjo parti prin për asamble në Mitrovicë

PDK apo VV, kjo parti prin për asamble në Mitrovicë

Të gjitha votat për Asamblenë Komunale të Mitrovicës janë tashmë të numëruara.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ-ja, PDK ka siguruar rreth 40.3% të votave, duke ruajtur pozitën e parë në këtë komunë. Pas saj renditet Lëvizja Vetëvendosje me afër 7 mijë vota, që përbëjnë 22.9% të totalit.

Subjekti Guxo pozicionohet i treti, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e katërt në garë.

Mitrovica mbetet ndër komunat ku gara për kryetar nuk ka përfunduar ende – balotazhi i 9 nëntorit do të përcaktojë fituesin mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të VV-së./Periskopi/

Shpërndaje në: