Abdixhiku reagon për rastin në Vushtrri: Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend

Abdixhiku reagon për rastin në Vushtrri: Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend

Xhafer Tahiri, i cili doli i treti në rundin e parë të zgjedhjeve lokale në Vushtrri, nënshkroi sot një marrëveshje koalicioni me LVV-në për rundin e dytë të votimit, pa miratimin e partisë së tij – LDK-së, shkruan Periskopi.

E për këtë rast ka reaguar sërish kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se kundërshtarët “fërkojnë duart e aktivizohen” edhe për ngjarjet më periferike në LDK.

Ai ka paralajmëruar se do të ketë “rend” brenda LDK’së, por se me kohë do të bëhet gjithçka.

Postimi i plotë:

Hyseni akuzon Abdixhikun për pazare të ‘ndyra’ me VV-në në emër të LDK-së

Shpërndaje në: