Muhaxheri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në

Muhaxheri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në

Kryetari aktual i Pejës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për mandatin e katërt, Gazmend Muhaxheri, e ka quajtur nguti koalicionin e bërë nga bashkëpartiaku i tij, Xhafer Tahiri, me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri.

Muhaxheri, nëpërmjet një telefonate në Debat Plus në Dukagjin, u shpreh se Tahiri do të dërgohet në komision disiplinor ku pritet të ketë masa ndaj tij.

Mes tjerash, Muhaxheri u shpreh se është asnjëherë koalicionet nuk bëhen pa aprovimin e kryesisë së partisë.

“Sepse duhet me qu në komision disiplinor e pastaj komisioni disiplinor të marrë masa. Besoj që do të dërgohet por duhet të veprojmë më statut. Qendra zakonisht nuk u përzihet degëve por kërkon diskutim paraprak dhe aprovim prej kryesisë e pastaj prej organeve tjera – pa aprovim të qendrës nuk është bërë kurrë ndonjë koalicion. Jam shumë i befasuar se nuk është normale kjo nguti e Xhafer Tahirit”, u shpreh Muhaxheri./Periskopi/

Haziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po ‘targeton’ dhe po i maksimalizon situatat e tilla

Abdixhiku reagon për rastin në Vushtrri: Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend

Shpërndaje në: