Britania: Gati të shpenzojmë mbi 100 milionë funta për të dërguar trupa në Ukrainë

Britania: Gati të shpenzojmë mbi 100 milionë funta për të dërguar trupa në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të shpenzojë “mbi” 100 milionë funta për një vendosje të mundshme të forcave britanike në Ukrainë nëse Donald Trump siguron një marrëveshje paqeje me Rusinë, njoftoi Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey.

Healey tha gjithashtu se Vladimir Putin e sheh Britaninë si “armikun e tij numër një” për shkak të mbështetjes së vendit për Ukrainën.

Plani i Sekretarit të Mbrojtjes përfshin përgatitjen e personelit ushtarak për t’u bashkuar me një forcë shumëkombëshe që do të dërgohet për të ndihmuar në sigurimin e kufijve të Ukrainës nëse presidenti amerikan ndërmjetëson një armëpushim midis Moskës dhe Kievit.

Shpërndaje në: