Zhduket një person pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, po mblidhte gështenja në mal
Një person ka humbur kontaktin me familjen në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë gjatë mbledhjes së gështenjave.
Viktima, mashkull shtetas i Shqipërisë, është raportuar i zhdukur më 20 tetor 2025, transmeton Periskopi.
Forcat e rendit dhe njësitet për kërkim-shpëtim nga të dyja anët e kufirit janë angazhuar për gjetjen e tij.
”Raportohet se viktima mashkull shtetasi shqiptar, gjatë mbledhjes së gështenjave në mal [brezi kufitar Shqipëri-Kosovë], ka humbur kontaktin me familjarët e tij. Njësit policor, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër të kufirit janë angazhuar njësitë e Shqipërisë”.



