Osmani: Darka e Lamës është festë e falënderimit dhe mirënjohjes

Osmani: Darka e Lamës është festë e falënderimit dhe mirënjohjes

Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë u mbajt Darka tradicionale e Lamës, në prani të ambasadorëve të vendeve mike, si dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe të jetës shoqërore.

Osmani para të pranishmëve, theksoi se toka është rrënja që mban çdo komb të bashkuar dhe dëshmia më e qartë se puna dhe përkushtimi sjellin begatinë dhe suksesin.

“Darka e Lamës” i ik Pecit nga dora – Osmani i mori dje frenat e organizimit në heshtje

“Darka e Lamës është një festë e mirënjohjes ndaj: punëtorit, fermerit, ndaj begatisë, ndaj natyrës që na fal, dhe ndaj Zotit që na jep bekim. Është moment për të kujtuar se fuqia e një kombi nuk matet vetëm me numrat në ekonomi, por me lidhjen shpirtërore që ai ka me tokën e vet dhe me traditën”, ka theksuar Osmani.

Shpërndaje në: