Sëmundja e tërbimit të kafshëve të egra, nis vaksinimi nga ajri

Sëmundja e tërbimit të kafshëve të egra, nis vaksinimi nga ajri

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka filluar fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit.

Vaksinimi realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa monitorimi i procesit bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

AUV rekomandon qytetarët të jenë të kujdesshëm në rast se hasin vaksinat e hedhura nga ajri.

“Në veçanti, u bëjmë thirrje familjeve me fëmijë që jetojnë në zonat ku kryhet shpërndarja e vaksinave, që t’i udhëzojnë fëmijët të mos i prekin kapsulat e vaksinave, pasi ato janë të destinuara vetëm për kafshët e egra”.

“Fushata është pjesë e masave të parandalimit të përhapjes së tërbimit dhe synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinary”, njofton kjo agjenci

Shpërndaje në: