Asamblisti i PDK`së: Nuk kemi pasur takime për koalicion me LDK`në në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës ka mohuar zërat se është duke zhvilluar bisedime për një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas rezultateve të zgjedhjeve të 12 tetorit ku në balotazh kanë përfunduar LDK me Përparim Ramën dhe LVV me Hajrullah Çekun.
Asamblisti i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë takim apo marrëveshje me ndonjë parti për ndonjë koalicion.
Ai shtoi se PDK është në fazën e shqyrtimit të opsioneve para se të marrë ndonjë vendim për hapat e ardhshëm politikë në kryeqytet.
“Jo nuk ka asgjë, s’ka takim deri në këto momente që po flasim me asnjërën nga partitë për koalicion në Prishtinë. Nuk jemi ulë ende me biseduar e me vendos se a do të ketë bashkëpunim, jemi duke e analizuar”, u shpreh Retkoceri për “Front Online”, trasnemton Periskopi.




