Miqësi me ish-in tënd? Studimi thotë se je një psikopat

Miqësi me ish-in tënd? Studimi thotë se je një psikopat

Cili është stili juaj i ndarjes? A e fshini ish-in tuaj nga të gjitha format e komunikimit, shkatërroni të gjitha reliket e marrëdhënies dhe bëni sikur ka vdekur në një aksident tragjik? Apo e riparoni zemrën tuaj të thyer dhe përpiqeni të mbani gjallë të paktën një lloj miqësie?

Mund të mendoni se kushdo në kampin e parë është pak i ashpër. E megjithatë, sipas një studimi të kohëve të fundit shkencor, në të vërtetë janë ata që mbeten miq me ish-ët e tyre, ata nga të cilët duhet të jemi të kujdesshëm, shkruan Stylist.

Hulumtuesit në Universitetin e Oakland zbuluan se njerëzit që shfaqin “tipare më të errëta të personalitetit” dhe “tendenca manipuluese” zakonisht zgjedhin të mbeten miq me ish-ët e tyre.

Shkencëtarët zbuluan rezultatet e tyre duke u kërkuar 861 vullnetarëve të rendisnin pesë arsye pse do të qëndronin miq me dikë pas një ndarjeje dhe i testuan ata për “triadën e errët” të tipareve të personalitetit të psikologjisë (duke përfshirë narcizmin, psikopatinë dhe makiavelianizmin).

Studimi, i botuar në revistën “Personality and Individual Differences”, zbuloi se megjithëse shumë njerëz zgjodhën të qëndronin miq me një ish-partner për arsye sentimentale, ata që shënuan pikë të larta në “triadën e errët” kishin më shumë gjasa të qëndronin miq me ish-partnerët../Periskopi/

Shpërndaje në: