FSK`ja e ushtria shqiptare në kërkim të Florian Tabakut, përdoren edhe helikopterët

FSK`ja e ushtria shqiptare në kërkim të Florian Tabakut, përdoren edhe helikopterët

Në rajonin e Gjakovës, tash e disa ditë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e Florian Tabakut nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur që nga 20 tetori 2025.

Operacioni po zhvillohet nga ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (ShKKSH), në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe asaj shqiptare përmes helikopterit, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

“Ekipet janë në terren dhe po zhvillojnë kërkime intensive për lokalizimin e tij, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike”, kishte  bërë dje po ashtu të ditur, ShKKSH në Facebook./Periskopi

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: