Digjet një veturë në Gurrakoc të Istogut, Policia jep detaje

Digjet një veturë në Gurrakoc të Istogut, Policia jep detaje

Një veturë është përfshirë sot nga zjarri, në oborrin e një shkolle në Gurrakoc të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin  e Pejës, Driton Rugova ka thënë se  rasti ka ndodhur reth orës 12:45 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet kompetente.

“Sot rreth orës 12:45, Policia është njoftuar se është djegur një veturë në oborrin e një shkolle ne fshatin Gurrakoc-Istog. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit. Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: