Paratë publike në xhepat e familjes: Kushërinjtë e Faton Pecit i marrin qindra mijëra euro nga vetë ministri

Paratë publike në xhepat e familjes: Kushërinjtë e Faton Pecit i marrin qindra mijëra euro nga vetë ministri

Grantet për kushërinj, që janë shpërndarë ndër vite për kultura të ndryshme bujqësore, kapin shumën e 150 mijë eurove.

Shumë kushërinj të ministrit në detyrë të bujqësisë, Faton Peci, kishin marrë grante të shumta nga ministria që ai e drejton, siç vërtetohet në disa dokumente zyrtare të siguruara nga  Nacionale, përcjell Periskopi.

Grantet për kushërinj, që janë shpërndarë ndër vite për kultura të ndryshme bujqësore, kapin shumën e 150 mijë eurove.

Në vitin 2024, Marigona Peci, një familjare e ministrit që e ka konfirmuar lidhjen siç e quan ajo jo të largët me ministrin, kishte marrë subvencion në vlerë prej 37 mijë e 687 euro për projektin “Pemishte me kumbulla dhe mekanizëm bujqësor”.

Megjithatë, Marigona Peci ka mohuar se Peci ka pasur ndonjë ndikim për përzgjedhjen e saj si përfituese e grantit.

“Kushëri, po normal që kushëri po nuk jam shumë e afërt me të” – ka thënë Marigona Peci.

Ekrem Peci është një tjetër përfitues i grantit në ministrinë e bujqësisë, që udhëheqet nga Faton Peci.

Ekrem Peci, në vitin 2022, kishte marrë një subvencion prej 80 mijë eurosh, në projektin e investimit me mekanizëm bujqësor në një pemishte të arrave me sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.

“A ka mundësi mos me m’pengu? Po jo veç pak, a ka mundësi mos me m’pengu?”, ka thënë Ekrem Peci për Nacionale kur është pyetur në lidhje me rastin.

 

Veç Marigonës e Ekremit, përfituese e granteve në ministrinë e Pecit është edhe Violeta Peci, e cila ka marrë një vlerë prej 29 mijë e 973 eurosh me një projekt për prodhimin e veshmbathjeve.

“S’kena as lidhje farefisnore, veç mbiemrin që e kena të njëjtë më Fatonin, sen tjetër”, ka qenë përgjigja e saj.

Kujtojmë se ministria e Faton Peci ka qenë gjithmonë nën kritika për dhënien e subvencioneve për familjarë të akterëve të lartë në Vetëvendosje, pasi disa herë, edhe në raportimet e mediave, ka dalë që kjo ministri ka shpërblyer vëllezër e familjarë edhe të deputetëve të Kosovës.

Shpërndaje në: