Real Madridi vendos për Viniciusin për nervozën në El Clasico
Real Madridi ka vendosur që Vinicius Jr. nuk do të ndëshkohet për shpërthimin e tij të pamatur në El Clasico pasi u zëvendësua, raporton Cadena SER.
Vincius shpërtheu në zemërim pas zëvendësimit nga Xabi Alonso në minutën e 70-të të ndeshjes, me Madridin që fitoi 2-1.
Braziliani doli me nervozizëm në tunel, ndërsa vazhdoi të ankohej për vendimin.
Megjithatë, Vini u rishfaq në stol më vonë gjatë ndeshjes pasi i ishte qetësuar nerva.
Në rrethana normale, Madridi supozohej ta gjobisë rëndë Vinin, por klubi po zgjedh ta kursejë Vinin vetëm me një paralajmërim./Periskopi/



