Messi për Kupën e Botës 2026: Do të doja të isha atje

Messi për Kupën e Botës 2026: Do të doja të isha atje

Lionel Messi dëshiron të luajë për Argjentinën në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, por ai thotë se do ta dëgjojë trupin e tij përpara se të vendosë nëse mund ta bëjë këtë ëndërr realitet.

Sulmuesi 38-vjeçar i Inter Miamit të MLS-së e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës 2022 dhe dëshiron të jetë në fushë kur kombëtarja e tij të mbrojë kurorën vitin e ardhshëm në Amerikën e Veriut.

“Është diçka e jashtëzakonshme të jesh në gjendje të luash në një Kupë Bote dhe do të doja shumë”, tha Messi, i cili mbush 39 vjeç qershorin e ardhshëm.

“Do të doja të isha atje, të isha mirë dhe të isha një pjesë e rëndësishme për të ndihmuar ekipin tim kombëtar, nëse jam atje”, tha Messi për NBC News.

“Dhe do ta vlerësoj këtë çdo ditë kur të filloj parasezonin vitin e ardhshëm me Inter Mimain dhe do të shoh nëse mund të jem vërtet 100% i gatshëm, nëse mund të jem i dobishëm për grupin, për ekipin kombëtar dhe pastaj do të marr një vendim”, përfundoi ai./Periskopi/

Shpërndaje në: