Lëndohet Pedri, Barcelona lëshon njoftim zyrtar

Lëndohet Pedri, Barcelona lëshon njoftim zyrtar

Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Pedri ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe do të mungojë rreth tre javë.

Sipas njoftimit të klubit, lojtari ka këputje të bicepsit distal femoris dhe rikuperimi do të varet nga ecuria e dëmtimit.

Pedri ndjeu shqetësim pas El Clasicos ndaj Real Madridit dhe është stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës.

Mesfushori spanjoll do të humbasë ndeshjet kundër Elches, Club Brugge dhe Celta Vigos, ndërsa pritet të rikthehet pas pushimit të nëntorit, në përballjen me Athletic Bilbaon më 22 nëntor./Periskopi/

Shpërndaje në: