Policia gjen mbi 200 kg drogë në dalje të Prishtinës, arreston një person

Policia gjen mbi 200 kg drogë në dalje të Prishtinës, arreston një person

Prokuroria Speciale ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion ku kanë gjetur mbi 200 kg drogë në dalje të Prishtinës, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit, gjatë operacionit është arrestuar i dyshuari me inicialet S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Njoftimi i plotë:

ARRESTOHET NJË I DYSHUAR PËR POSEDIM TË SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Prishtinë, 29 Tetor 2025 –  Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i  është gjetur dhe sekustruar një sasi e subsatance narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg.

Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie, përmes ndjekjes penale të të gjithë kryesve të mundshëm të veprave penale.

Shpërndaje në: