“Njohja nga Siria, dhe tendenca e Kurtit për ta përmbysur rendin kushtetues dhe juridik” – krejt çka tha Hoxhaj në Periskopi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7.
“Mendoj që njohja e Sirisë, për të cilën jam gëzuar shumë, pasi jam marrë gjatë me të si dikush që e ka pritur opozitën siriane në ministri, është një hap i rëndësishëm. Edhe njohja e Sudanit ka qenë afër, por patëm dështuar sepse komuniteti i deputetëve atje e kishte kundërshtuar”, tha Hoxhaj.
“Partitë opozitare para se të kërkojnë që të shkohet në zgjedhje, është mirë t’iu thuhet qytetarëve se kush po i çon në zgjedhje. Është absurde si një lider i një partie politike në opozitë, me lehtësinë më të madhe thua se duhet të shkohet në zgjedhje”, tha Hoxhaj.
“Ajo çka po ndodh gjatë vitit 2025 është një kolaps total. Një krizë më serioze shtetërore se kjo nuk ka pasur Kosova në historinë e saj. Jemi në një situatë ku shtetësia jonë, e kërcënuar nga brenda, është vendosur në pikëpyetje”, deklaroi Hoxhaj.



