Kush është mandatari? Kurti çele ‘guri gojën’ para takimit të Këshillit të partisë
I pari i VV’së, Albin Kurti ka mbërritur tanimë në selinë e partisë ku është mbledhur edhe Këshilli, raporton Periskopi.
Ai nuk është përgjigjur ani pse u pyet se a ka ndonjë emër të ri të mandatarit.
Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur në selinë e kësaj partie në Prishtinë, disa orë para përfundimit të afatit për dërgimin e emrit të mandatarit për formimin e Qeverisë në përpjekjen e dytë.
Dy ditë kohë i kanë mbetur Lëvizjes Vetëvendosje që të vendosë nëse do të provojë sërish për taformuar qeverinë me një kandidat tjetër për kryeministër apo do që vendi të shkojë në zgjedhje.



