Orav: BE-së i duhen partnerë dhe një qeveri e qëndrueshme në Kosovë

Orav: BE-së i duhen partnerë dhe një qeveri e qëndrueshme në Kosovë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj zgjerimit të saj, mirëpo në rastin e Kosovës, ajo ka nevojë për partnerë dhe një qeveri stabile.

“Jemi në një kohë vendimtare për Kosovën dhe Ballkanin. Plani i rritjes e tregon qartë përkushtimin e BE-së. Për ne, zgjerimi i BE-së është thelbësor. Arritja e reformave është kyçe. Në shumë shtete kemi parë rezultate. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në rrugën e duhur. Për t’ju ndihmuar juve në rrugën e integrimit, na duhen partnerë, na duhet një qeveri me shumicë të qëndrueshme në parlament. Në këtë drejtim, ka qenë një vit i humbur,” ka deklaruar Orav./EO/ Periskopi/

Shpërndaje në: