OVL-UÇK: Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike

OVL-UÇK:  Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike

Janë bërë pesë vjet prej arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në këtë përvjetor Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ish-krerë e UÇK-së janë përballë me padrejtësi, ndërsa, theksojnë se “nuk do të dorëzohem”, raporton Perskopi.

“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan.Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në reagim./Periskopi/

Postimi i plotë:

5 vjet nga “hapsanja” me akuza të pabazuara të Speciales për ish-krerët e UÇK’së

 

Shpërndaje në: