Shpati s’heq dorë nga Selvija, befason me veprimin

Shpati s’heq dorë nga Selvija, befason me veprimin

Muaj pas ndarjes së shumëpërfolur, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka befasuar ndjekësit me një veprim që flet më shumë se çdo fjalë.

Shpati e ka bërë sërish follow ish-partneren e tij, Selvijen në Instagram.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re, sidomos javë pas deklaratës së fundit të Selvijes, e cila kishte sqaruar publikisht se asgjë nuk do i rikthejë atë dhe Shpatin bashkë.

“Kemi mbi 6 muaj që jemi të ndarë dhe nuk kemi asnjë plan për t’u bërë sërish çift. Çdo gjë që bëjmë është vetëm për djalin tonë Roelin, i cili nuk ka asnjë faj në këtë mes,” u shpreh Selvija javë më parë në një postim në Instagram./Periskopi/

Shpërndaje në: