Berisha: Nuk kam vija të kuqe për askënd, nuk më ka kontakuar Glauku

Berisha: Nuk kam vija të kuqe për askënd, nuk më ka kontakuar Glauku

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane(PLE), Veton Berisha,  ka thënë se është i gatshëm për takim me mandatarin, Galuk Konjufca, nëse ky i fundit i dërgon ftesë.

Deputeti Berisha tha se nuk ka vija të kuqe për askënd, por paraprakisht duhet të pajtohen për bashkëqeverisje, në një përgjigje për rtv21. transmeton Periskopi.

“Besoj se qëndrimin tim e dini se nuk jam pengues. Nuk më ka kontaktuar ende. Nëse më kontaktojnë jam i gatshëm për takim, do të flasim dhe mandej e shohim se di do të veprojmë. Unë nuk kam vija të kuqe për askënd. Nuk kam probleme me askënd në parime, por normalisht se nëse pajtohemi paraprakisht shkojmë në bashkëqeverisje, nëse jo, jemi në rregull”, tha Berisha.

Deputeti, Veton Berisha, kishte abstenuar gjatë votimit të mandatarit të parë Albin Kurtit për formimin e Qeverisë.

Në seancën e 26 tetorit mandatari i parë, Albin Kurti, kishte arritur t’i sigurojë 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Ndërkohë, ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani mandatojë kandidatin e dytë nga LVV-ja, Glauk Konjufcën.

Shpërndaje në: