Zana Avdiu: Krimi në Malishevë është dështim institucional

Zana Avdiu: Krimi në Malishevë është dështim institucional

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Golluboc të Malishevës, ku sipas policisë viktimat janë vëllezër ndërsa i dyshuri është dhëndëri i tyre.

I arratisuri për vrasjen e dyfishtë, i cili privoi nga jeta dy miqtë e tij, në fshatin Gollubovc të Malishevës është emër i njohur për organet e rendit.

Sipas raportimeve, i dyshuari ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Sipas informacioneve të para, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për këtë rast.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari në muajin prill ka qenë edhe në paraburgim dhe nuk dihet kur i është ndërprerë masa e sigurisë.

Ndaj këtij rasti, ka reaguar aktivistja, Zana Avdiu.

“Ky vec qe eshte deshtim institucional, eshte edhe pasoje e nje edukimi te dhunshem shoqnor, i rrenjosun thelle ne menyren si rritemi, si justifikojme dhunen dhe si e heshtim viktimen”, ka shkruar ajo./Periskopi/

Postimi i plotë:

Dhëndri që vrau dy miqtë, në prill ishte në burg – ka aktakuzë për dhunë në familje

Shpërndaje në: