Tahiri: Mitrovica bëhet më e fortë kur jemi të bashkuar
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, raporton Periskopi.
Ai ka zhvilluar një takim në “Birlik” me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme, ku është ndarë mesazhi se vetëm përmes respektit dhe punës së përbashkët mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për qytetin.
“Mitrovica është familja jonë e madhe dhe unë do të jem kryetar i secilit qytetar, pa dallime,” ka deklaruar Tahiri.
Postimi i plotë:



