Hykmete Bajrami: Deputeti që dështoi të bëhet Kryeministër, e ka trashë thesin me paratë tona

Hykmete Bajrami: Deputeti që dështoi të bëhet Kryeministër, e ka trashë thesin me paratë tona

Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e shtesave prej 100 euro për secilin student të Kosovës, ish-ministrja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj Albin Kurtit, shkruan Periskopi.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar:

“Deputeti Kurti që dështoi të bëhet Kryeministër, atë thesin që po thotë e ka kepë, e e ka trashë, e ka trashë me paratë tona.Çdo ditë ai merr para nga qytetarët më të varfër të Evropës përmes çmimeve disa fish më të shtrenjta, përmes faturave të energjisë elektrike/mafies energjetike, përmes tenderave njëburimor dhe në forma tjera…”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami shton se Kurti po e përdor thesin e shtetit për interesa partiake:

“Ka edhe një problem tjetër derisa Kurti po akuzon të tjerët se merrnin nga thesi i çkymë, ky vetë e ka marrë thesin dhe e ka çu në parti… thënë shkurt po blen vota nga thesi.”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Çitaku për 100 eurot për studentët: Manipulim për nevoja elektorale

 

Shpërndaje në: